Propozimi i kryeministrit hungarez për refugjatët, i pandigjuem ma parë

Bashkimi Europian duhet të krijojë nji “qytet gjigant për refugjatët” në bregdetin e Libisë për të procedue me azilkërkuesit afrikane para se të arrijnë në Europë, ka thanë kryeministri hungarez Viktor Orban.

Orban, i cili ka mbajtë nji qëndrim të ashpër kundër migracionit, sugjeroi nji qeveri të re libiane për të drejtue kampin.

Ai i bani këto komente në samitin e Vjenës të liderëve europianë dhe të Ballkanit.

Libia ka pësue nji kaos që prej kryengritjeve të vitit 2011, mes qeverive dhe milicive rivale që konkurrojnë për pushtet.