Propozohet rezolutë e re për Nehat Thaçit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka propozue nji rezolutë të re për Nehat Thaçin, i arrestuem në Serbi.

Zemaj së bashku me deputeten Selvije Halimi dhe nga deputeti i Grupit 6+, kanë hartue nji rezolutë me pesë pika, ku ndërmerren masa për lirimin e nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi.

Në këtë rezolutë i kërkohet BE’s që të ndërhyjë në Qeverinë e Serbisë për lirimin e Thaçit dhe çdo komunikim me Serbinë të bahet nëpërmjet zyrës së Mogherinit.

Po ashtu, rezoluta parasheh që t’i bahet me dije BE’s se Serbia po rrezikon përmirësimin e marrëdhanieve.