Protesta e dhunshme në SHBA, vrahet nji protestues

Nji person asht qëllue për vdekje në natën e dytë të protestave të dhunshëm mbasi u shënue nji tjetër episod kur policia qëllon për vdekje nji person me ngjyrë.

Mësohet se personi që ndërroi jetë gjatë mbramjes të së Mërkurës, me orën lokale në Charlote të SHBA’ve, asht qëllue mbas nji incidenti mes civilësh, raporton BBC.

Policia asht përballë me qindra persona, të cilët kanë dalë në rrugë për të protestue mbas vrasjes së 43-vjeçarit Keith Lamont Scott të Martën. Raportohet se ndaj protestuesve asht hedhë edhe gaz lotsjellës për t’i shpërnda.

Simbas raportimit zyrtar të policisë, viktima e së Martës ishte i armatosun me nji armë zjarri dhe i asht kërkue disa herë që ta hidhte para se të qëllohej për vdekje

Vdekja e tij solli protesta të dhunshme të Martën në mbramje tue lanë edhe 16 oficerë policie të plagosun.