Protesta e shtyeme asht protestë e dështueme

Ndryshe nga konferencat që kishin liderët opozitar ku vazhdimisht flisnin për formën e protestës dhe shtimin e numrave, e Premtja e kalueme ishte ma ndryshe.

Liderët nuk folën ma për formën e protestës, por për anulimin e saj deri në nji datë të pacaktueme.

E duket që opozitës i shkoi huq mobilizimi që ata banë pothuejse për nji muej rresht, e cila u karakterizue edhe me tubimet politike të Vetëvendosje me nxanës të shkollave të mesme, të cilat u cilësuen si jo te ligjshme.

Analisti, Krenar Shalar thotë se ende nuk ka arrit ta kuptoj se pse opozita e ka anulu protestën.

Por, Shala vazhdon me besue që opozita ka me qenë e bashkueme deri në fund të kauzave të tyne.

E të njatin mendim e ndan edhe profesori Riza Smaka, i cili tregon arsyet e anulimit.

Smaka nuk e mohon që ka divergjenca në mes opozitës, tue i theksue çashtjet që simbas tij kanë mbetë me u bisedu.

Si Shala ashtu edhe Smaka e mohojnë që anulimi i protestës në momentet e fundit, mundet me zbeh masën dhe me ulë numrin e tyne në protestën e radhës, për të cilën ende nuk dihet data.