Protesta masive, nis takimi i G-20 në Hamburg (foto)

Kancelarja Angela Merkel i priti në nji takim të parë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve ma të randësishme të industrializueme dhe të vendeve në ekspansion.

Tema e takimit ishte lufta kundër terrorizmit.

Ndërkohë, kundërshtarët e takimit të nivelit të naltë, u përpoqën me bllokue rrugët që të çojnë në qendrën e takimeve, policia përdori ujëhedhës, automjetet u përfshinë nga flakët.

Zoja e parë e SHBA’ve, Melania Trump nuk largohet dot nga hoteli ku po rri në Hamburg për me ndjekë  ngjarjet e G20’tës për arsye sigurie, tha zadhanësi i saj, të cilin e citon agjencia e lajmeve, DPA.

Bashkëshortet dhe bashkëshortët e liderëve që ndjekin G20’tën po bajnë nji shëtitje turistike në qytetin e Hamburgut, me bashkëshortin e Kancelares, Joachim Sauer.

Zoja e parë e SHBA’ve, Melania Trump nuk qe e pranishme në pjesën e parë të programit, që përfshinte nji shëtitje me anije në portin e qytetit.

Brigitte Macron, grueja e Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorti i Theresa May’t, Philip May ishin të dy në anije.

E pranishme qe edhe Sophie Gregoire Trudeau, grueja e Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau me djalin e tyne tre vjet, Hadrien.

Kryeministrja britanike, Theresa May thotë se udhëheqësit e G20’tës do të përpiqen me bindë Presidentin e SHBA’ve, Donald Trump m’u ribashkue me Marrëveshjen e Klimës së Parisit.

 

may-merkel 2-merkel-trump 3-merkel-putin 4-merkel-erdogan