Protesta në Mushtisht, eskalon situata

Ka eskalue situata në Mushtisht të Suharekës, mbasi policia ka nisë akcionin e largimit të protestuesve nga rruga.

Policia asht tue i shty të tubuemit drejt qendrës së fshatit.

Gjatë ndërhymjes ka të lënduem dhe të arrestuem.

Policia ka arritë me zhbllokue rrugën, në të cilën sot në mëngjes kishin dalë banorët e Mushtishtit për me kundërshtue nji vizitë të serbëve që jetuen në këtë fshat.

Mbas intervenimit, ajo i ka shty protestuesit deri në qendër të fshatit, tue hapë rrugën e bllokueme. Tash rruga deri te kisha ortodokse e Mushtishtit asht e hapun.

Banorët e Mushtishtit kishin bllokue rrugën kryesore të fshatit për me pengue ardhjen e paralajmërueme të ish-banorëve serbë.

Serbët që jetuen në këtë fshat deri në vitin 1999 kanë paralajmërue vizitë në Mushtisht dhe kishën e këtushme ortodokse për me i kry ritet fetare.

njesia