Protesta n’Londër. Mbi 50 mijë njerëz duen largimin e David Cameron

panapaper

Ma shumë se 50 mijë njerëz kanë protestu sot në rrugët e Londrës, tue kundërshtu masat e kursimit, tue kërku dorëheqjen e kryeministrit britanik, David Cameron.

Marshi për shëndetësi, shtëpi, punë dhe edukim asht organizu nga grupi i aktivistëve të Kuvendit Popullor.

Demonstruesit kanë kerku që Cameron të jep dorëheqje mbas zbulimit se ka qenë pjesëmarrës në kompaninë ‘offshore’ të babait të tij e cila përmendet në “Panama Papers”, raporton Independent.

Pjesëmarrësit e protestës po ashtu kanë kundërshtu marrëveshjen e re të cilën ministri i Shëndetësisë, Jeremy Hunt deshiron ta imponojë, tue theksu se masat e kursimit paraqesin rrezik për shendetësinë dhe shërbimet publike.