Protestat e britanikëve pezullojnë vizitën e Trump’it në Londër?

Gazeta britanike “The Times” njoftoi të Hanën se vizita e presidentit amerikan, Donald Trump, në Britani ka gjasë të pezullohet, për shkak të protestave të ashpra nga publiku.

Ky lajm do bahet publik nga kryeministrja Theresa May.

Zadhanësi i May tha për mediat se ftesa për vizitën e Trump’it në Britani nuk ka ndryshue.

Gazeta “The Guardian” njoftoi të Diellën se në nji bisedë telefonike me May, Trumpi tha se nuk dëshiron me ba vizitë shtetnore në Britani, nëse publiku britanik nuk e mbështet këtë vizitë.