Protestë në Parkun e Valbonës

Organizata joqeveritare “Exploring” nga Prizreni kanë organizue protestë në Parkun Nacional të Valbonës në Shqipni, ku i shprehën paknaqësite për damtimin e lumit të Valbonës.

“Exploring” ka ba të ditun që kjo protest asht ba me vetë iniciativen për me mbrojt lumin, i cili asht damtue me ndërtimin e HEC’ve.

Në këtë organizim morën pjesë rreth 130 persona nga Prizreni, Peja, Gjakova, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

valbona valbona1