Protestë në Prishtinë me 3 Shtator kundër Jeremic

Me 3 Shtator ka me u mbajtë nji protestë për me kundërshtue nominimin e Vuk Jeremic për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkueme.

Kjo protestë asht e thirrun nga gratë nga Kosova, nën organizim të Jeta Berishës dhe Fatbardhë Kiqina.

Në mbështetje të kësaj thuhet se kanë dalë shoqnia civile, aktivistët e Feminizmit Shqiptar, Grupi i Grave Asambliste (GGA), me kryetare Mimoza Shala, Aleanca e Gruas së Kosovës me kryetare Magbule Shkodra, si dhe shoqata “Thirrjet e Nanave”, me kryetare Nesrete Kumnova.

“Nanat e Srebrenicës dhe Zhepës i kanë dërgue letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB’s tue kundërshtue nominimin e Vuk Jeremic’it për Sekretar të Përgjithshëm të OKB’s. Antishqiptari ma i madh dhe ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic ka kandidue dhe ka gjasa të zavendësojë Ban Ki-Moonin në krye të OKB’s, me mandat 10-vjeçar.“

“Nëse ky person ka me i marr votat që po pretendon, atëherë Kosova ka me humbë anëtarësimin në OKB.”

“Na e kemi obligim me ngritë zanin e protestës. Serbia nuk ka kërkue falje, nuk asht dënue për gjenocidin, nuk asht demillosheviqizue!”