Protestë para Kuvendit: ‘Jo plehnave në Shqipni, pro reformës në drejtësi’

Nji grup qytetarësh dhe perfaqësuesish në shoqninë civile kanë zhvillue sot nji protestë para selisë së Kuvendit të Shqipnisë ku pritet me nisë seanca në të cilën do të paraqitet për miratim reforma në drejtësi.

Me pankarta në duer, ata kerkojnë miratimin e reformës.

“Jo plehnave në Shqipni, pro reformës në drejtësi”, thuhet në nji prej pankartave.

Ndërkohë vijon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku maxhoranca dhe opozita po diskutojnë mbi draftin që pritet të hidhet sot për votim.