Protestë për vdekjen tragjike të dy fëmive

Për vdekjen tragjike të fëmive nga Kolovica, Eranda Kumnova nga Iniciativa e Femrës Kosovare, ka paralajmërue se ka me i fillue protestat nga qyteti i Gjakovës, për me vazhdue edhe në qytetet e tjera.

Por, derisa shumë organizata joqeveritare kanë kërkue dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, mbas vdekjes së vajzës së vogël trevjeçare, e cila u nxu nga rrënojat e nji objekti të vjetër, kjo gja nuk pritet me u kërkue nga Shpend Ahmetin.

Simbas Kumnovës, gropa të tilla ka në secilën Komunë dhe kjo e banë të dallueme rastin e Prizrenit, mbasi që objektet e vjetra munden me u restaurue.