Protestojnë ish-punëtorët e SharrCem: Qeveri ti ku je, klasën punëtore pa bukë e ke!

sharr3.jpg

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, sot në Han të Elezit protestuen ish punëtorët e kombinatit SharrCem, të cilët kërkuen nga autoritetet ma të nalta të vendit që me kërkue nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, me kthye kombinatin në duer të ish-punonjësve.

Punëtorët u bashkuen te stacioni i trenit në Han të Elezit dhe vazhduen marshin drejt portës së Cimentos.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqnisë Aksionare, Xheladin Laqi, gjykoi AKP’n për privatizimin ilegal të ish kombinatit “Sharr”, ku mbi 1 mijë e 100 punëtorë i largoi dhunshëm nga vendet e punës edhe pse ishin aksionar.

Ky Këshill ka prova të mjaftueshme kundër AKP’s, se ka shkel të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare, dhe ka ba privatizimin mbi privatizim.

Laqi ndër pesë kërkesat e tij, kërkon nga Prokuroria e shtetit që urgjentisht me hetue privatizimin e kësaj ndërmarrje dhe punëtorëve me iu kthye statuti i shoqnisë aksionare në vendet e punës dhe me iu ba kompensimi për aq vjet, që me dhunë u larguen nga vendet e punës nga uzurpuesit e fabrikës.

Protestuesit gjatë marshit brohoriteshin poshtë AKP, poshtë uzurpatoret, Qeveri ti ku je klasën punëtore pa bukë e ke.

sharr sharr1 sharr2