Protestuesit mbledhen afër Kuvendit

Protestuesit e mbledhun në sheshet “Ibrahim Rugova” dhe “Skënderbeu”, tashma janë shpërnda përreth Kuvendit të Kosovës.

Protestuesit kanë rrethue objektin e Kuvendit të Kosovës, tue dal edhe në sheshin “Adem Jashari”, në anën e komunës së Prishtinës.

Ata kanë fillue brohoritjet kundër Marrëveshjes së Demarkacionit dhe kryeministrit Isa Mustafa e Presidentit Hashim Thaçi, ndërsa kanë thirr emnin e ish-liderit të VV’s, Albin Kurti.