Protestuesit në Shkup me fotografinë e Prokurores shqiptare Fatime Fetai

Para Prokurorisë Speciale Publike në Shkup, filloi edhe nji tjetër protestë e madhe qytetare kundër regjimit.

Pritet nji tubim i madh para Parlamentit, i cili ka me u ndjek nga mija njerëz.

Protestat e shoqnisë civile, të cilave iu bashkëngjite edhe opozita maqedonase, po vazhdojnë tashma nji javë në Shkup. Protestës iu bashkuen edhe disa nga qytetet ma të medhaja si Manastiri, Strumica, Velesi, Shkupi.

Kërkesat e protestuesve janë dorëheqje e {residentit Gjorge Ivanov, nga i cili kërkohet gjithashtu me tërheqë vendimin për faljen e 50 politikanë, kryesisht nga parti në pushtet VMRO-DPMN’ja e Nikolla Gruevskit, të cilët hetohen për krime të ndryshme zgjedhore, korrupsion etj.

Përkrahje për protestuesit sot dhanë edhe disa subjekte opozitare shqiptare.

Ajo që bie në sy në protestën e Shkupit, asht mbajtja e fotografive të prokurores shqiptare të PSP’s, Fatime Fetait, e cila asht ba yll i rrjeteve sociale dhe i nji pjese të medias që s’janë nën ndikimin e pushtetit, për paraqitjet e saj të vendosuna në luftën kundër krimit në Maqedoni.

 

rpotesta rpotesta1 rpotesta3 rpotesta4