Protestuesit po kerkojnë dorëheqjen e Hoxhës dhe Hysenit!

Qinda qytetarë morë pjesë në marshin protestues për “Astrit Deharin”.

Protestuesit kanë kerkue dorëheqjen e zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit, dhe dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha dhe ministrit të mbrendshëm Skender Hyseni.

Në këtë protestë u tha se vetëm mbas shkarkimit të personave pergjegjës ka me ju hapë rruga nji hetimi të pamvarun.

Organizatorët kanë nis edhe nënshkrimin e nji peticioni për me ba presion ndaj zyrtarëve institucional për me dhanë llogari.

Mbas fjalimeve para Teatrit Kombëtar marshi protestues asht nis drejtë sheshit “Zahir Pajaziti”.

Pjesë e këtij marshi ishin edhe familjarët e Astrit Deharit.