Provimi i Maturës, kjo asht kalueshmënia për sivjet!

Komisioni Shtetnor i Maturës (KShM) ka ba publike rezultatet e afatit të Gushtit të provimit të Maturës Shtetnore, simbas të cilave pragun e kalueshmënisë e kanë arritë 3.873 maturantë (60.01 për qind) nga 6.454 sa i janë nënshtrue këtij provimi.

Kryetari i KShM’s, Azem Guri ka ba të ditun se provimin e kishin paraqit rreth 8.500 maturantë, por në testim kanë marrë pjesë vetëm 6.454 dhe prej tyne kanë arritë pragun e kalueshmënisë 60.01 për qind, ndërsa 2.581 maturantë mbetet me provue njohunitë e tyne në vitin e ardhshëm.