Provoi me iu bashkue ISIS’it, kapet amerikanja n’aeroport

Nji grue nga Mississippi asht shpallën fajtore mbasi autoritetet e kanë akuzue atë dhe te fejuemin e saj, se janë përpjek me iu bashkue Shtetit Islamik.

Jaelyn Delshaun Young 20 vjeçare, ishte e akuzueme se kishte sigurue mbështetje materiale për grupin terrorist.

Ajo mundet me u përballë me 20 vjet burg dhe mundet me u detyrue me pague nji gjobë prej 250,000 dollarë.

Ndërsa edhe i fejuemi i saj Muhammad Oda Dakhlalla, asht shpallë fajtor në fillim të këtij mueji.

Çifti asht arrestue në aeroportin e Mississippit, në rrugën e tyre për në Siri, shkruan CNN.

Simbas zyrtarëve ligjorë, Dakhlalla asht djali i nji imami të Misisipit, ndërsa Young asht vajza e nji zyrtari policor, e cila asht konvertue në islam.

Prokurorët kanë ba të ditun se FBI ka zhvillue hetime “undercover”, tue e identifikue Young si nji përdoruese e Twitter, e cila i përkrahë militantët e Shtetit Islamik. Ma mbas ajo ka rrëfye se po planifikon me iu bashkue ISIS’it me të fejuemin e saj.