Provokon prapë Korea e Veriut !

Koreja e Veriut nuk po heq dorë prej provokimeve, pamvarësisht tensioneve që kane ngjallë veprimet e saj të deritanishme, ajo e hodhi edhe nji raketë tjetër balistike në detin e fqinjit të saj, shkruen CNN.

Raketat janë lëshue nga bregu lindor i vendit, të cilat fluturuen rreth 500 kilometra, e ma mbas rane në ujë.

Këto veprime vijnë mbasi lideri Kim Jong-un deklaroi se shkencëtarët e vendit të tij e kanë krijue nji bombë atomike të vogël.

“Mini bomba bërthamore asht standardizue për me qenë në përputhje me raketat balistike, tue i zvogëlue ato. Ky mund të quhet nji sukses bërthamor”, ka thanë lideri Kim Jong-un.