Provokon randë Dacic: Miloshevic asht vet Serbia!

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, e mishëron shtetin e tij me personalitetin e atij që njihet si kasapi i Ballkanit, Slobodan Miloshevic.

Kështu tue u përpjek që ta shfajësoj ish-shefin e tij, Dacic synon me ja heq përgjegjësinë edhe shtetit të Serbisë.

Dacic në nji intervistë për Deutsche Welle, tue fol për pretendimet se shteti i Serbisë ka ba gjenocid gjatë luftave të fundit në ish-Jugosllavi, ka mohue se serbët e mbajnë fajin kryesor për gjithçka që ndodhi gjatë viteve të 90’ta.

Ai konsideron se njeriu që njihet si kasapi i Ballkanit, ish-presidenti i Serbisë, Slobodan Miloshevic, në fakt asht vet Serbia.