PS i ban publike shifrat zyrtare nga referendumi

Sekretari Organizativ i PS’s, Blendi Klosi, përmes nji deklarate për mediat ka ba publike shifrat zyrtare të referendumit të djeshëm për mandatin e kryetarit të kësaj partie.

Simbas shifrave zyrtare, mësohet se në total kanë marrë pjesë në referendum 84% të anëtarëve të PS’s dhe se 94.9 % të tyne kanë votue “PO”, pra për rinovimin e mandatit të kryetarit aktual.

Më poshtë janë rezultatet simbas Qarqeve:

Qarku Shkodër: Pjesëmarrja në votim 88,3%, votuan me PO 98,4%
Qarku Kukës: Pjesëmarrja në votim 74,4%, votuan me PO 97,5%
Qarku Lezhë: Pjesëmarrja në votim 76,6%, votuan me PO 95%
Qarku Dibër: Pjesëmarrja në votim 86,6%, votuan me PO 97,2%
Qarku Durrës: Pjesëmarrja në votim 84,3%, votuan me PO 96,8%
Qarku Tiranë: Pjesëmarrja në votim 85,6%, votuan me PO 93%
Qarku Elbasan: Pjesëmarrja në votim 84,5%, votuan me PO 95,9%
Qarku Fier: Pjesëmarrja në votim 87,2%, votuan me PO 96,3%
Qarku Berat: Pjesëmarrja në votim 84,9%, votuan me PO 94,6%
Qarku Korçë: Pjesëmarrja në votim 86,0%, votuan me PO 93,1%
Qarku Gjirokastër: Pjesëmarrja në votim 76,5 %, votuan me PO 94,5 %
Qarku Vlorë: Pjesëmarrja në votim 83.4 %, votuan me PO 93,4 %
Në total: Pjesëmarrja 84 %, nga të cilët u përgjigjën me PO – 94,9 %.