Pse asht e damshme për kosovarët vizita e kryeprokurorit në Beograd!

tomagashi

Avokati Tomë Gashi e sheh si sinjal jo të mirë, paralajmërimin e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwendiman për vizitë në Prishtinë dhe Beograd.

Në nji prononcim për Indeksonline, Gashi ka thanë se kjo vizitë asht në vazhdën e përgaditjes për fillimin efektiv të Gjykatës Speciale.

“Ardhja e tij në territorin e Kosovës do të thotë se së shpejti ka me fillue Gjykata Speciale dhe do të ngritën aktakuzat e para ashtu siç asht deklarue deri ka fundi i këtij viti”, ka thanë Gashi.

Ndërsa sa i takon vizitës në Beograd, avokati e vlerëson si jo të mirë për shqiptarët dhe ish-pjesëtarët e UÇK’s.

“Vizita e tij në Serbi nuk asht aspak e mirë për shqiptarët për arsye se Serbia me siguri ka me  pajisë kryeprokurorin e saktësuem me prova kundër shqiptarëve dhe kundër pjesëtarëve të UÇK’s.

Bashkëpunimi i Prokurorisë Speciale në Hagë me autoritetet ligjore të Beogradit nuk mundet me sjellë asgja të mirë për Kosovën dhe as për ish-pjesëtarët e UÇK’s që kanë me u akuzue në këtë gjykatë”, ka thanë Gashi.