Pse asht e shqetësueme presidentja kroate për Ballkanin!

Presidentja kroate Grabar Kitarovic asht shpreh e shqetësueme rreth ndikimit rus në Ballkan dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Serbisë.
Siç asht raportu nga Sputnik, ajo tha se Rusia asht në mënyrë aktive tue bashkëpunue me disa vende të rajonit, si Serbia, me të cilët ka krye stërvitje të përbashkëta ushtarake “vllaznim slloven”, të planifikuem për këtë Tetor.

“Kjo na shqetëson në mënyrë të veçantë” ka thanë Kitarovic.

Ajo beson gjithashtu se BE dhe NATO duhet me lanë derën e hapun për vendet e Europës Juglindore për me kundërshtue ndikimin e Rusisë në rajon.

“Gjatë viteve të fundit kemi pa disa aspekte të ndikimit rus: praninë aktive në ekonomi dhe në financa, përpjekjet për me ndikue në intelegjencën tonë”, ka thanë Kitarovic, në Varshave, ku edhe u mbajt samiti i NATO’s.