Pse Bekim Çollaku e quen këtë ditë të trishtueme!

Ministri i integrimeve europiane, Bekim Çollaku përmes nji postimi në faqen e tij në Twitter, menjiherë mbasi mediat britanike lajmëruen se Britania e Madhe ka votue me dalë nga Bashkimi Europian, ministri shkruen se anëtarësimi i Britanisë në BE ishte frymëzim për të gjithë neve që aspirojmë me ju bashkue familjes europiane.

Ministri i integrimeve, Bekim Çollaku, ka shpreh shqetësimin e tij për daljen e Britanisë nga BE tue shtue se “kjo ditë asht e trishtueme”.

Ky asht postimi i tij i plotë në Twitter:

“Kjo është një ditë e trishtuar! Anëtarësimi i #Britanisë së Madhe në #EU ishte një frymëzim për të gjithë ne që aspirojmë t’i bashkohemi”.