Pse DASH ka kritika të shumta për Shqipninë!

dash

Korrupcioni mbetet ndër problemet madhore në Shqipni, i evidentuem edhe në raportin ma të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për respektimin e të drejtave të njeriut përgjatë vitit 2015.

“Problem madhor me të drejtat e njeriut mbetet korrupcioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, sidomos në atë gjyqësor dhe shëndetësor.”, shkruhet në raportin e DASH.

Simbas DASH janë vetë autoritetet që shkelin të drejtat e njeriut në disa raste, dhe në për këtë i referohet personave të shoqnuem, atyne të arrestuem apo gjatë marrjes në pyetje të dyshuemve për vepra të ndryshme penale.

Në këtë kontekst, edhe procedimi i personave që kanë krye vepra penale – thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit – vijon të mbetet arbitrar.

“Ndjekjet ligjore dhe sidomos denimet e zyrtarëve që kanë krye shkelje kanë mbet sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me lidhje të fuqishme biznisi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes penale,” nënvizon raporti.

Qeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të naltë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çashtje”, thuhet në kapitullin për Shqipninë.

Qeveria, shkruen DASH, ka ba pak sa i përket çashtjes së pronave të bllokuem nga diktatura komuniste, “ku ka ende zvarritje dhe shkelje në këtë drejtim”.