Pse dështoi anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL?

Kosova ka dështue me u anëtarësue në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, në veçanti në organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale “Interpol”, mbasi që përpjekjet e saj kanë qenë joserioze.

Kështu ka vlerësue raporti i nxjerrë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me titull “Nyja e Gordianit: Pengesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë – Rasti i INTERPOL’it”.

Simbas këtij raporti, prej shpalljes së pamvarësisë së Kosovës (17 Fror 2008) angazhimi i institucioneve kosovare ka mbetë ma tepër në kufijtë e deklarimeve politike se sa të veprimeve konkrete në këtë drejtim.

“Institucionet përkatëse të Kosovës nuk kanë dëshmue vendosmëni politike për me vendosë marrëdhanie zyrtare dhe të drejtpërdrejta me INTERPOL’in, derisa urë lidhëse vazhdon me mbetë misioni i UNMIK’ut”, thuhet ndër të tjera në këtë raport-analizë. Ky hulumtim ban të ditun se për anëtarësim në INTERPOL, Kosova nuk duhet me qenë pjesë e OKB’s.

“Diplomacia kosovare duhet me argumentue në pikëpamje juridike e policore të drejtën për anëtarësim në INTERPOL. Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe argumentet juridike me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA shërbejnë si përparësi”, rekomandohet në raport.