Pse e bani Petrit Selimin nervoz Isa Mustafa!

Zavendësministri Petrit Selimi shprehet i revoltuem me vendimin qeveritar, për shkarkimin e tij nga pozita e koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, tue e quejt të panevojshëm, të paarsyeshëm dhe joligjor.

Ai thotë se ka ofrue dorëheqje nga pozita e zavendësministrit për mos me paraqit konflikt interesi, dhe beson se vendimi i sotëm ka me u anulue.

“Stafi i Zyrës së Kryeministrit e ka dit që pozita e përzgjedhun ka qenë ajo e Koordinatorit Nacional. Për këtë qëllim ditë më parë edhe kam ofruar me shkrim dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit. Për hir të korrektësisë, zyra e Kryeministrit se paku do të duhej të më kontaktonte, sa jam në pushim, për të më treguar paraprakisht për këtë vendim. Jam i bindur se Kryeministri në mungesë të informacioneve ka marrë këtë vendim dhe po ashtu jam i sigurt se vendimi i sotëm do të anulohet”, thotë ai për lajmi.net.