Kur pritet riformatizimi po edhe zvogëlimi i ministrive!

Qeveria e Kosovës po vazhdon të mos e finalizojë procesin e riformatizimit të kabinetit qeveritar.

Ende nuk ka nji plan të qartë se a do të pakësohet numri i ministrive dhe kush ka me u emnue në ministritë që po vazhdojnë të jenë boshe.

Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu tha se në këtë fazë nuk mund të përgjigjemi me konkretizime.

Megjithatë,simbas tij çdo gja po shkon në drejtimin e duhun.

“ Mund të themi se gjanat janë tue u zhvillue në drejtimin e duhun dhe kjo pos të tjerash asht determite e bashkëpunimit konstruktiv të paleve së koalicionit” ka shtue ai.

Në media ka pasë pretendime se Ministrja për Dialog, Edita tahiri ka me u emnue në postin e Ministres së Integrimeve Europiane por kjo e fundit tha për Express se nuk ishte në dijeni për këtë çashtje.