Pse Erdogan po thotë se ‘Europa nuk e mbajti premtimin e saj’!

“Europa nuk e mbajti premtimin e saj për anulimin e regjimit të vizave për shtetasit turq”, ka qenë kjo deklarata e Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan në nji intervistë për kanalin televiziv gjerman “RTL”.

Erdogani ka paralajmërue gjatë kësaj interviste se, Turqia nuk ka me pranue refugjatë sirianë nga Bashkimi Europian. raporton “Anadolu”.

“Turqia priste që Europa me mbështetë mbas përpjekjes për grusht shteti ushtarak”, tha Presidenti.

“Vendet eUropiane duhet të kishin dërgue të paktën nji përfaqësues për me mbështetë Turqinë, ashtu siç banë mbas sulmit terrorist në Francë.”

Ma parë, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se BE’ja mund të hiqte regjimin e vizave për Turqinë në vjeshtë të vitit 2016, por në rast se, Ankara përmbushte të gjitha kërkesat.