Pse Fatos Klosi thotë se presidenti Nishani ‘i qiti benzin zjarrit’?

Ish lideri i Shërbimit Informativ Shtetnor në Shqipni, Fatos Klosi i qëndroi nji deklarate të tij, që Presidenti Nishani ka mujt me marrë porosi apo këshilla në SHBA, mbasi dekorimi vjen menjiherë mbasi u kthye nga nji vizitë. Klosi thotë se shqiptarët atje kanë mujt me ja dhanë si këshillë.

“Presidenti Nishani ishte në SHBA dhe të ikunit atje nga Shqipnia janë të shumtë ndaj e lidha që ka marrë këshilla atje. Nuk di asgja që i kanë thanë atje, por shfrytëzova faktin që ka qenë dhe direkt sa u kthye vendosi për dekorimin.

Vendimin e konsideroj që Presidenti po i qet benzin këtij zjarri. Që kur dy profesorë kanë opinione dhe dokumente të ndryshme kjo kallxon që asht politizue. Po na del që Balli u detyrue me bashkëpunue me gjermanët. Balli në krye kishte disa njerëz të mençun që josheshin për pushtet”, tha Klosi për News 24.