Pse i ra pishman Nait Hasani për zgjedhjet e parakoshme!

naithasani

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ishte nji nga zanat e parë të koalicionit qeverisës PDK-LDK, i cili në mënyrë të hapun deklaroi se vendi duhet me shkue në zgjedhje të parakohshme për me dalë nga kriza.

Gjashtë muej mbas këtyne deklaratave, deputeti i PDK’s, nuk e ka ma këtë vlerësim.

Ai thotë se tash për tash nuk ka zgjedhje.

I kontaktuem nga Indeksonline, Hasani thotë se tash ndërkombëtarët e kanë marrë situatën në dorë dhe ata do të vendosin kur qytetarët kanë me ju drejtue kutive të votimit.

“Nuk ka zgjedhje. Ma herët kam thanë se kanë qenë rrethanat politike për më hy në zgjedhje për me dalë nga situata. Tash nuk kemi zgjedhje. Tash jemi në fazën ku problemet duhet të zgjidhen mbrenda institucioneve qe i kemi me të mirë apo të keq me detyrim apo pa detyrim. Partitë duhet prit afatin e rregullt kohor që asht vitit 2018 për me shkue në zgjedhje. Nderkombëtaret e kanë marrë situatën në dorë dhe ata kanë me përcaktue se kur vendi ka me shkue në zgjedhje të parakohshme”, ka thanë Hasani.

Se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje e ka deklarue për Indeksonline edhe bashkëpartiaku i Hasanit, Elmi Reçica.