Pse ish-diplomati amerikan u zhgenjye me Kosovën!

Ish-diplomati amerikan, i përfshimë direkt në negociatat për pamvarësinë e Kosovës, Frank Wisner, asht shpreh me keqardhje për problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet Kosova, ikjen e të rijve dhe moszhvillimin e shtetit.

Për lidershipin e Kosovës thotë se ata janë prodhue nga vet votuesit e këtij vendi.
Ish-përfaqësuesi i presidentit të SHBA’s në negociatat për statusin e Kosovës, diplomati amerikan dhe ambasadori, Frank Wisner, asht i zhgënjyem me ngecjen e Kosovës në shumë sfera.

Ai në n’intervistën për Zëri, thotë se lidershipi politik asht ai të cilin e keni votue, ju merrni atë që prodhon kultura juej.

Derisa për dështimet thotë se nuk duhet fajësue askush tjetër pos politikën vendore.