Pse janë shqiptarët të defaktorizuem në Ballkan!

Mungesa e unitetit të faktorit politik shqiptar në Ballkan ka ba që shqiptarët e ndamë në pesë shtete me jetue të defaktorizuem.

Politikanët dhe analistët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe nga Kosova thonë se vetëm uniteti forcon kombin.

Megjithatë ma së keqi, simbas tyne, jetojnë shqiptarët në Serbi.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës po vazhdojnë me funksionue të ndame derisa situata e tanishme politike dhe ajo e sigurisë në këto shtete nuk asht fare e lakmueshme, shkruen Zëri.

Kështu së paku kanë deklarue përfaqësuesit e shqiptarëve të ndamë në këto shtete, të cilët kanë thanë se partitë përfaqësuese duhet me ra në ujdi për t’u faktorizue si shqiptarë.

E gjithashtu nji pjesë të fajit për këto thyemje ndërvllaznore i kanë edhe dy shtetet “amë”, Kosova dhe Shqipnia, të cilat nuk kanë ba sa duhet ose hiç për pakicat shqiptare në këto tri shtete.