Pse ju vnue dryni 6 lokaleve n’Prishtinë!

Policia e Kosovës bani të ditun se mbramë, në bashkëpunim me inspektorët komunalë në Prishtinë, në funkcion të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në vend e në veçanti luftimit te veprave penale dhe të trafikimit me njerëz, ka ba kontrollimin e disa lokaleve në disa lokacione në Prishtinë.

Operacioni policor asht zhvillue n’orët e vona në 6 lokacione të Prishtinës, në lagjet ‘Ulpiana’ dhe ‘Dardani’, ku dyshohej se po ushtrohen veprimtari të kundërligjshme.

Si bahet e ditun në njoftim, ky operacion policor asht realizue së bashku edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë vërejt parregullsi n’aspektin e dokumentacionit si dhe të sanitarisë, ku me këtë rast krejt këto lokale janë mbyll.