Pse ka ngritë aktakuzë Prokuroria e Shtetit për Elmi Reçicën

Deputeti i PDK’s Elmi Reqica asht ftue me u paraqit në gjykatë për me u përballë me akuzat nga Prokuroria e Shtetit.
Mësohet se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritë aktakuzë ndaj Reçicës për veprën penale të raportimit të rremë të pasunisë. Seanca gjyqësore për këtë rast asht caktue të mbahet me 21 Mars të këtij viti.
Në kopjen e aktakuzës e cila asht në Qershor të 2015’s prokuroria pretendon se Reçica nuk i ka deklarue në plotni të hyrat e tij nga Kuvendi i Kosovës.
Simbas aktakuzës, në formularin e pasunisë së vitit 2013, Reçica kishte deklarue të hyra prej 17 mijë e 760 eurove, ndërsa ishte zbulue se gjatë atij viti Reçica kishte pasë të hyra vjetore prej 24 mijë e 56 eurove.
Reçica në nji prononcim ka konfirmue se ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor, madje në seancën e parë para gjykatës ai asht deklarue i pafajshëm.
Jam në dijeni për aktakuzën, realisht ajo është sikurse ka qenë aktakuza ndaj deputetit Nait Hasani. Ne deklarimin e pasurisë e bëjmë në bazë si institucioni përkatës na i jep të dhënat dhe institucioni për vitin 2013 i ka dhënë të dhënat të deklarohet vetëm paga bazë, ndërsa ajo që i kemi seancat, mëditjet dhe shumë sende tjera, unë e kam deklaruar si të tillë dhe kjo është esenca e saj” tha Reçica.
Deputeti Nait Hasani asht shpallë i pafajshëm për akuzat për mosdeklarim të pasunisë.
Edhe Duda Balje asht shpallë e pafajshme për mosdeklarim, ose deklarim të rremë të pasunisë, ndërsa ish-deputeti i PDK’s Berat Buzhala asht dënue me gjobë për këtë çashtje.