Pse Kadri Veseli s’ka rival në PDK!

kadriaaa

Kadri Veseli do të jetë i pakonkurrencë për t’u zgjedh kryetar i PDK’s në konventën e jashtëzakonshme më 7 Maj.

Deri më tash asnji kandidat nuk ka shpreh interesim për ta sfidu aktualisht ushtruesin e detyrës së kryetarit të partisë ma të madhe në Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës po i ban përgaditjet intensive për mbajtjen e konventës së jashtëzakonshme më 7 Maj.

Në këtë konventë pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK’s, mbas 17 vjet të udhëheqjes nga Hashim Thaçi, i cili ka dhanë dorëheqje mbas zgjedhjes president i Kosovës.

Kadri Veseli, aktualisht ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK’s, pritet që të zgjidhet në krye të PDK’s, pa probleme dhe pa kundërkandidat.

Në PDK thonë se ende nuk kanë asnji kërkesë nga ndonji kandidat që ka shfaq ambiciet për të qenë kryetar i kësaj partie.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK’s, Basri Musmurati, thotë për gazetën Zëri se ka dhetë ditë që kanë fillu përgaditjet për mbajtjen e konventës, tue shtue intensitetin e punës.