Pse kanë me protestue sot zjarrfikësit dhe para kujna!

Sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, do të ketë protestë nga zjarrfikësit.
“Protesta organizohet si reagim dhe shprehje të pakënaqësive të akumulueme vite më radhë dhe për shkak të humbjes së shpresës dhe durimit se diçka do të lëviz në plotësimin e kërkesave të artikulueme, kërkesa të bazueme në ligje, të cilat janë miratue në Kuvendin e Kosovës e që asnjiherë nuk u zbatuen dhe ky shërbim sot gjendet në gjendje të pa definueme, nji gjendje alarmante konfuze që thuejse asgjë nuk funksionon”, thuhet në njoftimin nga Sindikata e Zjarrfikësve.

Protesta mbahet prej 11:30 dhe zgjatë deri n’orën 12:30.