Pse kanë vdekë ushtarët italianë që shërbyen në Kosovë!

italiankosovo

Të paktën 300 ushtarë italianë mund të kenë vdekë nga ekspozimi ndaj uraniumit të varfnuem në Bosnje dhe Kosovë, por autoritetet italiane vazhdojnë me mohue ekzistencën e nji lidhje, raporton BalkanInsight.

Ma shumë se 300 ushtarë italianë mund të kenë vdek gjatë 15 viteve të fundit nga ekspozimi pa mbrojtje të uraniumit të varfnuem gjatë misioneve në Bosnje, Kosovë, Afganistan dhe Irak, ndërsa 3,700 të tjetër, janë të smunë për të njajtën arsye.

“Deri më sot, 331 ushtarë italianë kanë humb jetën dhe 3764 të tjerë janë prek nga kanceri si pasojë e të qenit të ekspozuem ndaj uraniumit të varfnuem”, ka thanë Daniele Leggiero, nji ish-pilot italian i cili tash asht president i shoqatës “Osservatorio Militare”, i cili përfaqëson viktimat dhe të afërmit e tyne.