Pse Konjufca i thotë PDK’s mos fleni të qetë!

Shefi i Grupit Parlamentar i VV’s, Glauk Konjufca ka folë për përgjimet e Adem Grabovcit.

Ai ka thanë se qytetarët kanë qenë deshmitarë të këtyne përgjimeve tronditëse.

Konjufca ka theksue se shefi i shefave, Adem Grabovci asht dora e zgjatun e Thaçit dhe Veselit.

“Nëse je piun dhe shërbëtor i Adem Grabovcit pa gajle se ki me gjet punë , nuk ka lidhje nëse nuk ki kunkurue, nuk ka rëndësi edhe nëse je në listë i 15’ti. Nuk asht nevoja as me dit ku ke me punue, po pse me dit se e din shefi i shefave ku të shtinë sepse aty ka nevojë partia”, ka thanë Konjufca.

Ai ka theksue se Adem Grabovci të banë edhe prokuror me dashtë, ai e ndreq edhe drejtësinë me nji fjalë e “kënaq krejt”.

Konjufca në fund ju asht drejtue me fjalën: “Mos fleni të qetë”.