Pse Kosova ende nuk e ka marrë kodin telefonik?

editabruksel

Dje u mbajt takimi i raundit të radhës i dialogut për çashtjet e telekomit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuem nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në takime bilaterale me ndërmjetësit e BE’s ka diskutue mbi çashtjen e zhbllokimit të kodit telefonik për Kosovën, tue theksue se, Serbia po e shkelë marrëveshjen për telekomin simbas të cilës, Kosova para disa muejve asht dashtë me marrë kodin telefonik nga ITU.

Ministrja Tahiri edhe me ketë rast konfirmoi se, Kosova ka përmbushë të gjitha obligimet zbatuese të marrëveshjes për kodin telefonik me kohë dhe cilësi, mirëpo zvarritjet janë ba nga ana e Serbisë dhe se deri tash Serbia nuk ka tregue vullnet politik për me i krye obligimet zbatuese. Ajo kërkoi nga Bashkimi Europian që me i rritë përpjekjet për me zhbllokue çashtjen dhe se Kosova sa ma parë me marrë kodin nga ITU’a.