Pse kosovarët e banën për ‘pesë pare’ Visar Ymerin!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri asht kritikue ashpër nga qinda qytetarë kosovarë.

Ymeri mbramë i kishte urue suksese Kombëtares së Shqipnisë, mirëpo askund nuk e kishte përmend ndeshjen të cilën po e luente Kombëtarja e Kosovës ndaj Finlandës, nji lojë fantastike e kosovarëve, shkruen Indeksonline.

“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë. Përpara Shqipëri!”, ka shkrue Ymeri në profilin e tij në Facebook.

Por janë qytetarët ata që menjiherë kanë nisë me kritikue kreun e VV’së për injorimin që i ka ba ekipit të Republikës së Kosovës.

Për ma shumë lexojeni komentet në statusin e Ymerit.