Pse nuk kaloi n’Kuvend projektligji për investime strategjike!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës s’kanë arritë me kalue në shqyrtim të dytë projektligjin për investimet strategjike.

Për këtë, deputetët nuk krijuen kuorum dhe në mungesë të saj, projektligji nuk u miratue.

Në votim morën pjesë vetëm 44 deputetë, 40 votuen pro, 1 kundër dhe tre abstenuen.
Mbas deshtimit të miratimit të këtij projektligji, ministria e Tregtisë, Hykmete Bajrami deklaroi se me këto veprime po “mbahet peng zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Deputetët edhe në seancën e kalueme, nuk ishin pajtue që të votonin për këtë projektligj, për shkak të dy amendamenteve, 31 dhe 35.

Kryeministri isa Mustafa, dje paralajmëroi se Qeveria do ta tërhiqte këtë projektligj për shkak se bje ndesh me disa ligje të tjera por kjo gja nuk u lejue mbasi projektligji ishte në procesin e votimit.