Pse Pacolli e Bahtiri vizituen Urën e Ibrit në Mitrovicë!

Presidenti i AKR’s, Behgjet Pacolli, sot ka qendrue në Mitrovicë, me ç’rast ka vizitue edhe punimet mbi Urën e lumit Ibër.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka shoqnue Behgjet Pacollin, ku i ka tregue për së afërmi punimet që po bahen në Urën e Ibrit, shkruen Veriu.info.

Pacolli asht interesue për dinamikën e realizimit të projektit për renovimin e Urës së Ibrit, për të cilën kryetari Bahtiri i ka tregue se punimet po shkojnë simbas planit të parapamë.

 Vizitës mbi Urën e Ibrit, i kanë parapri edhe vizitat në fabrikën e kërpudhave në Gushavc, ku Pacolli u njoftue për procesin e prodhimit të saj.

Po ashtu Pacolli i shoqnuem nga Bahtiri vizituen edhe Parkun Industrial, ku tashma ka fillue vendosja e kompanive.