Pse partitë politike e mshefin burimin e financimit të tyne!

Në Kosovë ekzistojnë dheta parti politike.
Por, burimi i të hynave financiare, në shoqni vazhdon të mbetet çashtje e diskutueshme dhe problematike.
Kjo mbasi këto subjekte, simbas përfaqësuesve të shoqnisë civile, u shmangen publikimit të burimeve dhe qarkullimit financiar.
Simbas Ligjit për financimin e partive politike, burimet financiare dhe materiale të subjekteve politike perbahen nga financimi publik përmes Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Shuma e mjeteve buxhetore, dedikue fondit për mbështetjen e subjekteve politike, nuk mundet me kalue 0,17 për qind të Buxhetit të Kosovës dhe donacionet e tjera.

Përfaqësues të partive politike, thonë se janë transparent sa i përket të hynave dhe shpenzimeve financiare.

Partia Demokratike e Kosovës, partia ma e madhe në vend, të gjitha mjetet financiare që hyjnë dhe shpenzohen nga fondi i partisë, për çdo tre muej, raportin e dergon në Komisionin Qendror Zgjedhor, thotë për Radion Europa e Lirë, Basri Musmurati, sekretar i kësaj partie.