Ankohen shqiptarët, forca të shtueme të policisë serbe n’kufi me Maqedoninë!

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, ka akuzue forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për banorët e kësaj komune, që gjendet në kufinin me Maqedoninë.

Mehmeti ka kërkue largimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e levizjeve të tyne, në mënyrë që të mos krijohet panik te qytetarët.

“Shtimi i forcave ushtarake dhe xhandarmënisë duhet të pakësohet. Nuk po them të largohen tanësisht, por nuk asht e nevojshme të jetë nji numër kaq i madh”, ka thanë Mehmeti.

Që nga përfundimi i luftës së armatosun në Luginën e Preshevës, në vitin 2001, ky rajon asht mbingarkue me prezencë të policisë, ushtrisë, dhe xhandarmërisë serbe. /Lajmpress/