Pse po çuditet Vucic me arrestimin e serbëve në Mal të Zi?

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka thanë se ai nuk ka asnji informacion për arrestimin e grupeve paramilitare kriminale në Mal të Zi.

Ky grup, siç raportohet, i udhëhequn nga ish-kreu i serb Xhandarmërisë Bratislav Dikic, kishte për qëllim që të kryente nji ndërhymje të armatosur në Mal të Zi, shkruen Gazeta Express.

“Na nuk kemi ndonji informacion në lidhje me të, ministri serb i policisë më informoi. Bahet fjalë për nji njeri, i cili asht nji pensionist. E çuditshme për mue asht dita, në të cilën kjo po ndodh”, u tha Vucic gazetarëve.