Pse po heshtin politikanët prej “Listes se Zezë” të Obama’s!

Ambasadorë, deputetë, kryetarë të partive politike e kryetarë të komunave të Kosovës, figurojnë si “persona të rrezikshëm” në listën e Presidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama.

Në këtë listë janë 37 shqiptarë nga krejt hapësina ballkanike.

Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emnave te shtetasve nga Kosova qe SHBA i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e saj.

Në listën e publikueme nga Departamenti amerikan i thesarit, në faqen e saj zyrtare perfshihen edhe nji sërë kompanish, apo organizatash humanitare kryesisht me karakter islamik, si edhe disa grupime paramilitare, apo lëvizje ushtarake te krijueme që në kohën e luftës në Kosovë e Maqedoni, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Armata Kombëtare Shqiptare etj.

Personat apo kompanitë që figurojnë në “Listën e Zezë” cilësohet si të rrezikshëm, apo nën mbikëqyrje të rreptë për financim të terrorizmit, nxitje të ekstremizmit apo vepra të tjera të randa.

Tribuna Channel ka provue me kontaktue me të apostrofuemit e kësaj liste.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thanë se nuk deshiron me u prononcue rreth kësaj çashtje. Të pa qasshëm kanë qenë edhe deputetët Rexhep Selimi e Daut Haradinaj.

Në këtë listë i vetmi shtetas nga Shqipnia asht Idajet Beqiri. Ndërsa nga Maqedonia rezultojnë Menduh Thaçi, Gafur Adili dhe Nuri Bexheti.

Në publikim të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se veprimet e personave që kercënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor, tue perfshi edhe aktet e dhunës ekstremiste dhe aktiviteteve obstruksioniste, vazhdojnë me perba nji kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkueme.

Për këtë arsye, presidenti amerikan, Barack Obama ka vendos që emergjenca kombëtare e shpallun më 26 Qershor 2001, dhe masat e miratueme në atë datë, duhet me vazhdue të mbesin në fuqi edhe mbas 26 Qershorit 2016.