Pse po kcejnë ambasadorët amerikanë?

Ambasadorët amerikanë në vendet e Ballkanit janë mbledhë për nji takim pune në Sarajeve, ku ishte i pranishëm edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Bryan Yee.

Foto që shihni asht publikue në Twitter nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

“Jam mbushun energji prej takimit me ambasadorët amerikanë nga rajoni, ku diskutuem për përmirësimin e bashkëpunimit dhe të sigurisë rajonale, dhe për forcimin e sundimit të ligjit”,- ka shkrue Greg Delawie.

Takimi i zhvilluem në Sarajevë duket se asht nji pararendje e ndryshimit të emnave që përfaqësojnë diplomacinë në Europë e mandej në rajonin e Ballkanit.

Kështu mësohet se, posti i ndihmës së Sekretarit të Shtetit për Europën dhe EuroAzinë që deri në Fror të këtij viti mbahej nga Viktoria Nuland, i asht besue prej Presidentit, Donald Trump, z. Wes Mitchell nga Virginia.

Po ashtu, mësohet se ambasadori i ri SHBA në Rusi ka me qenë Jon Huntsman nga Utah. Të dy ambasadorët e ri, Mitchell dhe Huntsman, kanë qenë pjesë e panelit të takimit të punës së organziueme nga Senati Amerikan në Sarajevë.

 

Shperndaje në: