Pse po ndodhin uraganet e stuhitë në botë? Flet Papa Francesco

Papa Francesco ka thanë se “historia ka m’i gjykue” ata që refuzojnë me pranue shkencën mbi ndryshimet klimatike.

“Nëse dikush dyshon që (ndryshimet klimatike) janë të vërteta, ata duhen pyetë shkencëtarët”, iu tha ai reporterëve në aeroplanin e papatit.

“Këto nuk janë opinione të dhana gjatë fluturimit. Janë shumë të qarta. Atëherë, secili person mundet me vendosë dhe historia ka m’i gjykue vendimet”, shtoi Papa.

Papa asht përkrahës i fortë i Marrëveshjes Klimatike të Parisit, nji nismë e 200 shteteve për m’i reduktue shkaktarët që ndikojnë në ndryshimet klimatike

 

Shperndaje në: