Pse po protestojnë veteranët në Prishtinë!

veteranettttt

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga protesta që e mbajtën para objektit të Qeverisë së Kosovës, janë zhvendos te objekti i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ata po kerkojnë që të takohen me ministrin Arban Abrashi, të cilit po duen t’ju dergojnë kerkesat e tyne, mirëpo, përkundër insistimit ata janë pengu nga Policia e Kosovës.

Nuk mungojnë as shamjet dhe fyemjet në adresë të zyrtarëve qeveritarë dhe kryeministrit Mustafa, të cilët simbas tyne i kanë lanë në këtë gjendje të mjerë.

Ata kanë paralajmëru se nëse nuk u plotësohen kushtet e tyne, do të dalin prapë në protesta.

Kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK’s, Xhevdet Qeriqi ka thanë se presin përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për kërkesat e tyne që i kanë tash e nji kohë.

“Po presim përgjigje nga kryeministri Mustafa. Kemi nënshkru nji peticion që kemi me ja dergu ministrit për invalidët të cilët janë certifiku e nuk po i marrin pagat pa vërtetim mjekësor”, ka theksue Qeriqi.

 

veteranettt